Ralf Rangnick zyrtarisht i Manchester United: Ta bëjmë sezonin e suksesshëm!

Ralf Rangnick është zyrtarisht trajner i Manchester United, përkohësisht. Gjermani ka nënshkruar dhe klubi anglez ka dalë me komunikatë.

Ragnick do të jetë trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit dhe pas kësaj periudha ai do të jetë konsulent i klubit për dy vite të tjera.

Rangnick tha fjalët e para pas detyrës së re: “Jam i gëzuar që i bashkohem Manchester United dhe shumë i fokusuar për ta bërë këtë sezon të suksesshëm për klubin.

Skuadra ka shumë talent dhe ka një ekuilibër të madh të të rinjve dhe lojtarëve me eksperiencë. Do përpiqem t’i ndihmoj këta lojtarë të nxjerrin potencialin e tyre, individualisht dhe si ekip mbi të gjitha.

Veç kësaj, mezi pres të ndihmoj klubin me konsulencën time për të realizuar objektivat afatgjata”.

Michael Carrick do ta drejtojë Manchester United deri në momentin që Ragnick të pajiset me vizën e punës. “Djajtë e kuq” ndërkohë falënderojnë rusët e Lokomotiv Moscow për gjetjen e gjuhës së përbashkët për kalimin e gjermanët tek United. / oversport.tv