Ramadani: Keqardhje që humbëm, nda mungoi vetëm goli ndaj Polonisë

Ylber Ramadani ishte titullar në ndeshjen e Shqipërisë kundër Polonisë. Pas këtij dueli, mesfushori që aktivizohet në Hungari deklaroi për RTSH:

“Më vjen keq sepse luajtëm mirë 75 minuta, siç e kishim përgatitur. Më vjen keq që humbëm. Na mungoi vetëm goli, bëmë volum loje dhe raste. Duhet të kishim shënuar në pjesën e parë”.

“Nuk ka rëndësi kush luash, duhet të vijmë me krenari këtu. Rëndësi ka që ekipi të ecë mirë. Kur nuk ka polemika se nuk luan është gjë e emirë për ekipin”.

“Njihem me Baren që nga Shqipëria U21. U munduam të qarkullojmë topin, luajtëm me qetësi. Më vjen keq që doli, pasi u dëmtua. Më vjen keq për tifozët që nuk mundën të shohin një gol prej nesh”. / oversport.tv