Ramos stërvitet me grupin, mund të vijë debutimi me PSG-në në fundjavë

Sergio Ramos sheh dritë në fund të tunelit. Sipas asaj që shkruan “L’Equipe”, ish-kapiteni i Realit të Madridit më në fund mund të debutojë me fanellën e Paris Saint-Germain në ndeshjen e kësaj të shtune që parisienët do të luajnë në kampionat kundër Nantes.

Qendërmbrojtësi spanjoll është stërvitur me grupin dhe duket se është rikuperuar plotësisht dhe është gati për të dhënë kontributin për skuadrën e tij të re, pas pothuajse 4 muajsh që ka qëndruar në “bokse’.

Kujtojmë që Ramos u transferua në Paris si një lojtar i lirë, pas 16 viteve të kaluara në Madrid, por deri më tani mbrojtësi nuk është grumbulluar asnjëherë nga trajneri Pochettino.

Ka patur debate të shumta në lidhje me gjendjen e tij fizike, por tashmë duket se ka ardhur koha që mbrojtësi të debutojë në kampionatin francez/Oversport.tv