Aaron Ramsey është shumë pranë kalimit te Glasgoë Rangers. Mesfushori nga Uellsi ka kaluar vizitat mjekësore, pasi akordit mes klubeve.
Edhe vetë futbollisti i ka pranuar kushtet financiare dhe tashmë gjithçka është drejt finalizimit.
Ramsey kalon te kampionët e Skocisë në huazim me të drejtë blerje dhe në kampin bardhezi janë lehtësuar disi, pasi mesfushori ishte nga lojtarët më të paguar në skuadër dhe nuk po luante thuajse fare.
Rangers mund ta blejë për 5.5 milion euro dhe huazimi me të drejtë blerje mund të kthehet në detyrim blerje me plotësimin e disa kushteve.
Ramsey ka marrë si propozim një kontratë 4-vjeçare, prej të cilës do të përfitonte 4 milion euro në sezon. Deri në fund të sezonit Juve do paguajë një pjesë të pagës./ oversport.tv