Ramsey mesazh Allegrit: Dua të luaj më shumë, mund të bëj paraqitje të shkëlqyera

“Dua të luaj më shumë”. Ky ka qënë mesazhi që Aaron Ramsey ka dhënë për Massimiliano Allegrin nga grumbullimi me kombëtaren e tij, Uellsin. Në prag të sfidës ndaj Belgjikës, mesfushori i Zonjës së Vjetër i ka dërguar mesazhe trajnerit të tij mbi aktivizimin e pakët që ka pasur gjatë këtij sezoni.

Ai u shpreh se ndihet ende në formë dhe mund të jap shumë më shumë në fushë. Gjithashtu ai u ndal edhe te kritikat që e kanë shoqëruar jo pak në rrugëtimin e tij në Torino.

“Nuk më intereson çfarë shkruajnë apo thonë për mua. E di sa e rëndësishme është të luash, me Uellsin dhe Juventusin. Unë dua ta bëj sa më shumë që të jetë e mundur.

Ende ndihem në gjendje të bëj paraqitje të shkëlqyera. Shpresoj ta bëj këtë edhe për një kohë të gjatë. Ky është mendimi im i vetëm që kam kur dal në fushë”, mbylli fjalën e tij uellsiani.