Ramsey sulmon Juven: Në kombëtare dinë si të më menaxhojnë

Nga grumbullimi i kombëtares së Uellsit, Aaron Ramsey ka gjetur mundësinë që t’i hedhë një kunj të vogël Juventusit.

“Filozofia dhe mënyra e stërvitjes tek Juventusi janë të ndryshme nga ato që zhvillohen tek kombëtarja e Uellsit. Në kombëtare ka njërez që kanë vite këtu dhe janë mësuar të më menaxhojnë, duke nxjerrë në pah më të mirën prej meje, duke më ndihmuar që të luaj shumë ndeshje radhazi, siç munda të tregoj në Euro 2020.

Ndihem mirë kur menaxhohem mirë dhe kur kam mundësinë që të luaj rregullisht. Kur luaj rregullisht kam nevojë për më shumë pushim gjatë javës. Ripuperimi është një pjesë e rëndësishme tek unë”, ka thënë mesfushori, duke akuzuar bardhezinjtë për aktivizimin e pakët dhe menaxhim të keq.

Nuk është hera e parë që Ramsey kritikon mënyrën si menaxhohet tek Juventusi. E kishte bërë edhe më parë, në prag të Euro 2020:

“Jam shumë i lumtur që erdha në grumbullimin e skuadrës së Uellsit. Stafi mjekësor i kombëtares më njeh prej shumë kohësh, që kur luaja tek Arsenali. Më kuptojnë, njohin trupin tim dhe e dinë për çfarë kam nevojë”. / Oversport.tv