Rangers e PSV bëjnë paqe, fitojnë Bodo/Glimt e Copenhagen

Janë luajtur tre ndeshje të fazës finale të “play off” në Champions League. Rangersi dhe PSV janë ndalur në barazim sfidën e parë 2-2.

Miqtë kaluan të parët në avantazh me anë të Sangare, përpara se Colak dhe Lawrence të përmbysnin gjithçka. Megjithatë një gol i Obispo vendosi sërish baraspeshën

Në sfidat e tjera Bodo/Glimt mposhti minimalisht Dinamon e Zagrebit me rezultatin 1-0. Takimi u vendos nga goli i Pellegrino i cili prishi ekuilibrat e takimit në minutën e 37-të.

Fitore ka arritur gjithashtu edhe Copenhagen përballë Trabzonspor me rezultatin 2-1. Vendasit kaluan në avantazh të dyfishtë falë golave të Claesson dhe Larager, por një gol i Bakasetas rihapi takimin dhe e bën akoma edhe më interesante sfidën e kthimit. /oversport.tv

Foto: Rangers Football Club, Twitter