Rangers nuk zhgënjen, mposht në transfertë Dundee United

Rangers triumfon me rezultatin e pastër 2-0 ndaj Dundee United dhe vazhdon garën për titullin kampion në Skoci. Këtë sfidë patët mundësi ta ndiqni Live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Pjesa e parë e këtij takimi nisi nga të dyja skuadrat mirë të cilat menaxhuan lojën, por pa shënuar asnjëherë. Pavarësisht se ekipet nuk arritën dot të realizonin gol, të dyja skuadrat krijuan disa raste të bukura që e bënë shumë emocionues takimin.

Megjithatë pjesa e dytë në këtë përballje nisi ndryshe nga ajo e para. Rangers kaloi në avantazh me golin e Sakala që arriti të prishë ekuilibrat. Miqtë nuk u mjaftuan vetëm me një gol dhe pas pak minutash, shënuar me Tillman i cili i çoi shifrat në 2-0. Po kaq u mbyll dhe ky takim mes Dundee United dhe Rangers.

Me këtë fitore Blutë e Glasgow vijojnë të qëndrojnë në vendin e dytë me 49 pikë të grumbulluara, nëntë më pak se Celtic i vendit të parë. Thellohet kriza për Dundee të cilët mbeten në vendin e parafundit të tabelës së kampionatit skocez. /oversport.tv

Foto: Rangers Football Club, Twitter