Rangers vazhdon serinë e fitore në kampionatin skocez dhe mposht në transfertë 4-2 Motherwell, një sfidë që është transmetuar live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.
Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1, por miqtë reagojnë në të dytën, duke shënuar tre gola të tjerë në portën e Motherwell.
Rangers merr fitoren e tetë radhazi në kampionat dhe zvogëlon në 6 pikë diferencën me kryesuesit e Celtic, që do të luajnë pak më vonë (ora 16:00) në shtëpi përballë Hibernian. / Oversport.tv