Ralf Rangnick nuk do të qëndrojë si konsulent te Manchester United, tashmë që është zgjedhur trajner i kombëtares austriake të futbollit.
Tekniku e deklaroi vetë diçka të tillë në një konferencë për shtyp dhe sot ka ardhur edhe konfirmimi i klubit anglez që në një njoftim në faqen zyrtare shkruan:
“Falenderojmë Ralf Rangnick për përpjekjet e tij në 6 muaj e fundit. Me marrëveshje të përbashkët, është vendosur që ai të përqendrohet ekskluzivisht te puna e tij e re si trajner i Austrisë, duke hequr dorë kështu nga detyra si konsulent i klubit. I urojmë fat Ralfit në këtë kapitull të ri të karrierës së tij”. / Oversport.tv
Foto: Manchester United, Facebook