Rangnick pret lejen e punës, kundër Arsenalit sërish Carrick stol

Pritej që të debutonte në pankinën e Manchester United këtë të enjte në sfidën kundër Arsenalit në “Old Trafford”, por ndeshja e parë e gjermanit Ralf Rangnick në krye të “djajve të kuq” duhet të shtyhet për disa ditë.

Pasardhësi i Ole Gunnar Solskjaer pret që të marrë lejen e punës nga autoritetet britanike dhe siç saktëson klubi “po punohet me qetësi dhe kujdes për të plotësuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, duke respektuar normat dhe protokollet. Këto janë procese që duhen ndjekur dhe po i bëjmë të gjitha hapat”.

Kjo do të thotë se në ndeshjen e radhës në kampionat kundër Arsenalit në pankinë do të qëndrojë sërish Michael Carrick, ndërsa Rangnick mund të debutojë të dielën kundër Crystal Palace. / Oversport.tv