Ranieri: Allegri po rikthen zakonet e vjetra, Inter-Napoli ishte ndeshje e madhe

Trajneri i Watford, Claudio Ranieri ka dhënë një intervistë për La Repubblica ku ndër të tjera ai komentoi edhe mbi sfidën e Champions League, Chelsea-Juventus. Tekniku italian nuk e përjashtoi mundësinë që Juventusi të bëj një ndeshje të madhe.

“Blutë janë një makinë perfekte, por Juve mund të fitojë. Tuchel i dha substancë një skuadre që tashmë po luante mirë. Allegri po rikthen zakonet e vjetra, duhet kohë”.

Më pas ai dha edhe një koment mbi supersfidën e javës në Serie A, Inter-Napoli. “Ne në Itali gjithmonë kritikojmë shumë. Pashë Inter-Napoli: ritme të mrekullueshme, mund të ishte një ndeshje e madhe në Premier League”, përfundoi fjalën e tij italiani. /oversport.tv