Ranieri: I lumtur për rikthimin në Angli, Juventus mbetet në garën për titull

Claudio Ranieri, trajneri i ri i Watfordit, ka dhënë një intervistë në emisionin “Radio Anch’io Sport”, ku ka treguar pse u rikthye në Angli dhe çfarë mendon për skuadrat dhe luftën për titull në Serie A.

“Menjëherë pas humbjes së Watfordit, presidenti Pozzo më telefonoi dhe më pyeti nësë isha i disponueshëm. Ramë dakort dhe jam shumë i lumtur që rikthehem në Premier League.

Më pëlqen puna ime dhe pranoj me kënaqësi ofertat, aty ky ka një projekt të mirë. Në Itali janë rikthyer trajnerë shumë të mirë, ndërsa jashtë shtetit jam unë dhe Ancelotti. Ky është globalizimi i futbollit”, ka thënë tekniku Italian.

Ranieri ka folur edhe për disa nga kolegët e tij në Serie A dhe luftën për titull në Itali:

“Stefano Pioli më pëlqen, është një trajner shumë i mirë. E kam patur lojtar dhe më bëhet qejfi për karrierën që po bën.

Mourinho më duket në formë të shkëlqyer, motivon dhe trajnon në maksimum. Do të jetë një konkurencë e bukur mes Romës së tij dhe Lazios së Sarrit.

Allegri mund të bëjë gjithçka. Ka edhe cikle sigurisht, por Juventusi ka nevojë për disa ndërhyrje të vogla në merkato. Por jam i sigurtë se bardhezinjtë do të luftojnë për titullin kampion edhe këtë sezon.

Napoli e ka nisur shumë mirë kampionatin dhe besoj se mund të vazhdojë kështu. Kanë lojtarë shumë të mirë, Spalletti është një trajner i madh, ndërsa ambienti është i shkëlqyer”, ka përfunduar Claudio Ranieri. /Oversport.tv