Ranieri mes kandidatëve për “Fair Play 2021”, vlerësohet gjesti ndaj Interit

Claudio Ranieri është mes të nominuarve për çmimin “Fair Play 2021”, për shkak të gjestit të tij në kohën kur menaxhonte Sampdorian në sezonin e kaluar. Atë periudhë Interi u shpall kampion dhe Ranieri urdhëroi futbollistët e tij të krijonin gardën për të mirëpritur fituesit e sapo shpallur të suksesit të 19-të.

Të tjerë kandidatë për ta fituar çmimin janë dhe stafi mjekësor i Danimarkës, i cili shpëtoi mrekullisht jetën e Christian Eriksen, kur ky i fundit pësoi një arrest kardiak në ndeshjen hapëse të kombëtares me Irlandën.

Kapiteni i Celtic, Scott Brown, gjithashtu është mes emrave të nominuar për këtë çmim, pas gjestit të tij solidar në derbin skocez mes Celtic dhe Rangers, ku mesfushori Glen Kamara ra viktimë e ofendimeve raciste në ndeshjen e mëparshme të Europa League. /oversport.tv