Ranieri: Milani mbetet zot i fatit, titulli kampion do të vendoset nga sulmuesit

Claudio Ranieri ndan gjithashtu mendimin se Juventusi është jashtë garës për titullin kampion në Serie A. Në një intervistë të dhënë për La Gazzetta dello Sport, tekniku italian, shtoi ndër të tjera se Milani është zot i fatit të vet dhe se Scudetto do të vendoset nga sulmuesit “bomber”.

“Juve është jashtë garës. Duhet të ndodhë një kataklizëm që Juvja të kthehet sërish në garë. Nga ana tjetër, kështu ka thënë edhe Allegri, i cili në çdo rast jam i bindur se do ta bëjë skuadrën e tij të shtyjë deri në fund.

Sukseset e Interit dhe Napolit do t’u japin më shumë besim ekipit, por mendoj se duhet të përdor një frazë klishe. Nga këtu deri në fund do të jenë vërtet të gjitha finale, duke marrë parasysh që Milani mbetet zot i fatit të vet. Është e vërtetë që dje barazoi në shtëpi ndaj Bolognas, por krijoi shumë mundësi shënimi”.

PIOLI- “E kam trajnuar për dy vjet, por atëherë ishte e vështirë të parashikoja diçka për të gjithë. Stefano ishte i mirë dhe shumë serioz. Epo, ka lojtarë të cilëve duhet t’u shpjegosh një koncept dhjetë herë dhe më pas ndoshta e kuptojnë, ndërsa atij mjaftonte t’ia shpjegoje një herë dhe dinte menjëherë si ta zbatonte në praktikë”.

LOJTARËT VENDIMTARË- “Duke pasur mbështetjen e skuadrës, pesha i takon sulmuesve, të cilët duhet të shënojnë. Pra, përgjegjësia është e Osimhen, Giroud dhe Dzeko. Milani ka entuziazmin e lojtarëve të rinj dhe po ecën shumë mirë. Më pëlqen shumë francezi, sezoni i tij është pozitiv dhe shënoi gola me peshë. Dhe duke folur për përvojën, kini kujdes nga Dzeko. Ka gjithçka që duhet për të fituar”. /oversport.tv

Foto: Watford FC, Facebook