Ranieri: Ronaldo problem për shokët? Ma jepni mua në skuadër

Claudio Ranieri, trajneri i Watfordit, ka folur në një konferencë për shtyp për mediat në prag të sfidës kundër Manchester United, që do të zhvillohet këtë të shtunë:

“Solskjaer rrezikon vendin e punës? Kështu është në çdo shtet dhe në çdo moment, edhe para 20 apo 30 viteve. Kjo është jeta jonë: jemi vetëm dhe duhet të luftojmë”.

Prezenca e Ronaldos krijon probleme për shokët e skuadrës? Ranieri përgjigjet duke buzëqeshur: “Ma jepni mua Cristianon, ju lutem. Nuk është një problem. Është një nga futbollistët më të mëdhenj në botë, do ta lija të luante çdo minutë”.

“Jeta ime është e mbushur me presion dhe unë e dua këtë presion. Ndihem i gjallë kur janë këto duele të kësaj natyre, mes një skuadre të madhe dhe një klubi të vogël.

Dua që lojtarët e mi të tregojnë karakterin e tyre. Është momenti që të luftojmë kundër një prej skuadrave më të mëdha të Europës”, ka përfunduar trajneri i Watfordit. / Oversport.tv