Ranocchia: Po përmirësohemi shumë, duam vetëm fitoren

Në prag të sfidës kundër Venezias, ndryshe nga herët e tjera në konferencë për shtyp nuk ka dalë trajneri i Interit, Simone Inzaghi. Në vend të tij, ka dalë mbrojtësi që ka gjetur shumë hapësira në ndeshjet e fundit, Andrea Ranocchia. Ai komentoi mbi rëndësinë e kësaj ndeshjeje, rezultatet e fundit pozitive për ekipin, si dhe për paraqitjet e tij.

KUALIFIKIMI NË CHAMPIONS LEAGUE- “Një moment historik dhe i rëndësishëm. Klubi ishte shumë i etur për ta arritur atë, ne nuk e nisëm mirë, por në planin afatgjatë i rregulluam gjërat. Megjithatë, Serie A është kthyer dhe do të jetë një ndeshje e vështirë në Venecia”.

INZAGHI- “Ai di të menaxhojë një grup të madh, po ecën mirë dhe shpresoj që ne të vazhdojmë të përmirësohemi bazuar në objektivat tona.”

TITULLAR NË NDESHJET E FUNDIT- “U argëtova shumë, një kënaqësi, por edhe një argëtim I madh. Të luaj me këtë grup më bën të lumtur dhe jam shumë i kënaqur. Fituam, por e kaluara ka mbaruar. Duam vetëm të fitojmë në Venecia. Të shohim nëse trajneri do të më zgjedhë sërish, jam gjithmonë gati”.

ASPAKTET PERSONALE- “Mënyra se si e përballoj ditën ka ndryshuar, stërvitjet, para dhe pas, me moshën rritemi dhe përmirësohemi. Për momentin jam shumë mirë, trajnerët që kanë kaluar më kanë dhënë një dorë të madhe: Spalletti, Conte dhe tani Inzaghi. Dhe pastaj grupi, i fortë dhe koherent, unë jam një nga shumë në një grup shumë konkurrues”.

RINOVIMI I BROZOVIC- “Nuk e kam idenë, është e rëndësishme ta shohësh për katër ose pesë vjet në këto nivele. Ai përmirësohet në çdo ndeshje, ngjarjet e kompanisë nuk kanë të bëjnë me mua”. /oversport.tv