Raporti me 129 faqe i finales së EURO 2020: Të droguarit rrezikuan masakrën

Finalja e EURO 2020, mes Anglisë dhe Italisë në “Ëembley”, nisi në një mënyrë të shëmtuar dhe kjo për shkak të sjelljes së tifozëve britanikë. Ata tentuan të futen në stadium pa bileta dhe shkaktuan trazira.

Në Angli ditën e sotme është publikuar një raport me 129 faqe dhe në të mes të tjerash shkruhet: “Pa bileta, të dehur dhe të droguar, 2000 tifozët mund të kishin shkaktuar vdekje”, shkruhet fillimisht në raportin konfidencial.

Mes të tjerave thuhet se tifozët rebelë kishin shkuar aty përmes aksesit për personat me  aftësia të kufizuara, duke goditur me shkelma e grushte stjuardët, në mënyrë që të hynin në “Ëembley”.

“Sjellja e një pakice të mbështetësve yë Anglisë jo vetëm që ka qenë e turpshme, por ka vanë në rrezik jetë njerëzish”, u shpreh Louise Casey, një ish-zyrtare e qeverisë që ka publikuar raportin.

“Sjellja e tmerrshme e tifozëve duhet të jetë një alarm zgjimi për të gjithë ne. U bë një kohë e gjatë që veprimet e një pakice tifozësh të Anglisë janë toleruar si pjesë e kulturës kombëtares – edhe pse e turpshme – në vend që të përballemi me ta”, vijon raporti. / oversport.tv