Rashani vendimtar për Clermont në Ligue 1, Marseille presion PSG-së

Elbasan Rashani mban skuadrën e Clermont pranë zonës së Europës në League 1. Mesfushori anësor i Kosovës ka barazuar shifrat në sfidën që mund të ishte katastrofë për skuadrën e tij.

Pas barazimit pa gola në fraksionin e parë, Gastien ndëshkohet me të kuq në minutën e 50-të dhe për skuadrën e Rashanit sfida bëhet akoma edhe më e vështirë kur Brest kalon në avantazh vetëm dy minuta më vonë.

Rashani realizon me kokë pas një goditjeje dënimi për Clermont, ku është dashur edhe ndihma e “goal line technology” për ta konsideruar të rregullt. Goli i futbollistit të “Dardanëve” mbeti në fuqi dhe Clermont mbetet në kuotën e nëntë pikëve, pas 6 javësh.

Për Rashanin, ky ishte goli i katërt në këtë sezon. Kryesimi në League 1 mbahet nga PSG, e cila me pesë ndeshje të zhvilluara numëron 15 pikë të plota. Monaco barazoi 2-2 në transfertë me Nice, ndërsa Nantes triumfoi ndaj Angers 1-4.

Krahas Clermont-Brest (1-1), me këtë rezultat përfundoi edhe Troyes-Montpellier, ndërsa barazim pa gola ishte sfida mes Reims dhe Lorient. Fitore edhe për Marseille, që mposhti Rennes dhe tani numëron dy pikë më pak se PSG.

LEAGUE 1 – JAVA 6
Nice-Monaco 2-2
Angers-Nantes 1-4
Clermont-Brest 1-1
Reims-Lorient 0-0
Troyes-Montpellier 1-1
Marseille-Rennes 2-0

/ oversport.tv