Rashica shënon në “Anfield”, Chelsea i falet Zyiech në frymën e fundit

Janë luajtur edhe shtatë ndeshje të tjera për javën e 26-të të Premier League ku spikati goli i Milot Rashicës ndaj Liverpool në sfidën që përfundoi me rezultatin 3-1 në favor të ekipit të Klopp.

Rashica kaloi Norwich në avantazh në fillimin e pjesës së dytë i ndihmuar edhe nga devijimi i topit nga lojtarët e Liverpool. Megjithatë, dyshja Mane-Salah përmbysën gjithçka në tre minuta duke i dhënë avantazhin Liverpoolit. Golin e qetësisë e shënoi Luiz duke siguruar kështu edhe tre pikët për vendasit.

Edhe Chelsea ka arritur të marrë tre pikë në frymën e fundit kundër Crystal Palace. Golin e vetëm të takimit e shënoi Hakim Zyiech në minutën e 89-të të takimit, ndërsa më parë, marokeni pa edhe një tjetër gol t’i anulohej nga sistemi VAR.

Arsenali ka arritur një fitore pa shumë histori ndaj Brentford duke e mposhtur në shtëpi me rezultatin 2-1. Ishte Smith Rowe ai që hapi siparin e golave në fillimin e pjesës së dytë, ndërsa Saka dyfishoi gjithçka në minutën e 80-të. Diferencat i ngushtoi Norgaard në fundin e takimit pasi shënoi edhe golin e vetëm për Brentford.

Fitore me shumë vlera për Watford dhe Burnley në luftën për mbijetesë. Këta të fundit mposhtën në transfertë Brighton me rezultatin e pastër 3-0. Nga ana tjetër, po në transfertë, Watford mposhti minimalisht Aston Villan me rezultatin 1-0 falë golit të Dennis.

Southamptoni i Armando Brojës ia doli të merrte tre pikë të tjera, këtë herë kundër Evertonit të Lampard. Sulmuesi shqiptar u aktivizua për 84 minuta, duke krijuar edhe disa raste të rrezikshme. Megjithatë, avantazhin Southampton e arriti me anë të Armstrong, ndërsa Long, një minutë pasi zëvendësoi Brojën dyfishoi gjithçka duke vulosur edhe rezultatin final të takimit. /oversport.tv

 PREMIER LEAGUE – JAVA 26

Arsenal-Brentford 2-1
Shënues:
Smith Rowe 48’, Saka 80’ / Norgaard 90+3′

Liverpool-Norwich 3-1
Shënues:
Mane 64’, Salah 67’, Diaz 80’ / Rashica 48’

Crystal Palace-Chelsea 0-0
Shënues:
Ziyech 89’

Aston Villa-Watford 0-1
Shënues:
Dennis 78’

Brighton-Burnley 0-3
Shënues:
Weghorst 21’, Brownhill 40’, Lennon 69’

Southampton-Everton 2-0
Shënues:
Armstrong 52’, Long 85’

Foto: Norwich City FC Twitter