Raspadori: Kundër Milanit impenjim maksimal dhe seriozitet

Titulli kampion në Serie A luhet në aksin Reggio Emilia-Milano, Sassuolo nga njëra anë dhe Sampdoria nga ana tjetër janë pengesat që Milani e Interi duhet të kalojnë për tu shpallur kampionë të Italisë.

Vëmendja është e përqendruar te kuqezinjtë, që janë më të favorizuar për të fituar titullin sepse kanë 2 pikë më shumë se rivalët zikaltër.

Por një nga më të mirët e kundërshtarëve të ardhshëm, Giacomo Raspadori paralajmëron Milanin: “Besoj se kundër Milanit nuk do të bëjmë asgjë ndryshe nga ajo që kemi bërë gjithmonë, do të luajmë me seriozitet duke u impenjuar maksimalisht.

Qetësia me të cilën përballemi me sfidat, duke menduar vetëm për veten, na ka çuar në këto nivele. Edhe në ndeshjen e fundit të kampionatit mendoj se duhet të sillemi siç kemi bërë deri më sot”, ka thënë sulmuesi i Sassuolos. / Oversport.tv