Drejtori sportiv i Juventusit Cristiano Giuntoli dhe Giovanni Manna i kanë komunikuar Leonardo Bonuccit se nuk do të jetë pjesë e ekipit për arsye teknike. Për këtë vendim të drejtuesve të “zonjës së vjetër”, ka zgjedhur të flasë ish-futbollisti Fabrizio Ravanelli në një intervistë.
“Ishte një vendim i vështirë, por edhe një zgjedhje e nevojshme. Nuk kishim parë zgjedhje të tilla në të kaluarën që në kohën e Antonio Contes. Është një qëndrim delikat, por i qartë që ka të bëjë me një njeri që është simbol i Juventusit si Bonucci.
Sidoqoftë, nuk duhet të harrojmë se për të filluar përsëri duhet të merren vendime që ndoshta jo të gjithë i kuptojnë. Kur ka teprica të shumta, duhet të merren gjithashtu vendime për të qenë në gjendje të ndërtojmë një ambient ku ankesat dhe pakënaqësitë të mos jenë.
Është e rëndësishme të lihen mënjanë të gjitha gjërat që mund të largojnë përqendrimin nga grupi. Kjo është rruga që Juventusi ka marrë këtë vit”, u shpreh Ravanelli. /oversport.tv
Foto: Juventus, Facebook