Reagimet e shortit, Mancini: Mund të shkonte edhe pak më mirë

“Mund të shkonte edhe pak më mirë. Është e qartë që si ne edhe Portugalia duhet të mposhtim respektivisht Maqedoninë dhe Turqinë. Ngaqë është një ndeshje teke, me eliminim direkt vështirësitë janë të mëdha”, ka deklaruar për RAI2 trajneri i Italisë, Roberto Mancini pas hedhjes së shortit të Play Off-it.

Do shkojmë në Botëror?

“Ne jemi besimplotë dhe optimistë, veçanërisht në momentet më të vështira”.

Ndeshja kundër Maqedonisë do të luhet në Romë…

“Ata kanë bërë një fushatë eliminatore shumë të mirë. Edhe përballë Zvicrës meritonim të fitonim, por nuk ia dolëm. Duhet të bëjmë një ndeshje të madhe në gjysmëfinale, më pas të shohim finalen”

Me shumë mundësi Portugalia kundërshtari i finales. Ronaldo dhe jo vetëm, a janë skuadra më e fortë?

“Ashtu si ne do ti evitonim me dëshirë ata, besoj se edhe ata do të zgjidhnin të na evitonin. Një finale të mundshme, do të shkojmë ta luajmë plot besim”. /Oversport.tv