Ndeshja Tërbuni-Turbina është ndërprerë nga gjyqtari Albano Stolaj në minutën e 92-të. Klubi pukian reagon, duke kontestuar këtë vendim dhe duke publikuar pamje, ku pretendon se gjyqtari ka bërë gabim që ka ndërprerë ndeshjen.
“Momenti kur sulmuesi i ekipit tonë, #AlbiXhabrahimi shënon golin e avantazhit 2-1 por që anulohet padrejtësisht nga arbitri anësor dhe lojtarët tanë drejtohen drejt tij për të kërkuar shpjegime, pa e goditur pa e prekur fare ku shumë pastër dhe qartë shihen pamjet filmike dhe vetëm për këtë protestë kryesori, Albano Stolaj në mënyrë të pakuptimtë sinjalizon thjesht me fjalë e theksojmë pa i rënë bilbilit për ndërprerjen e ndeshjes.
Siç e kemi theksuar dhe në statuset e mëparshme por dhe në vidiot e tjera të publikuara që nuk ka pasur futje të tifozëve në fushë nuk ka pasur goditje të arbitrave apo të lojtarëve miq në fushë apo dhe jashtë saj dhe përsëri Stolaj ndërpret ndeshjen por që dhe goli i shënuar nga ekipi ynë në fund ishte 100% i rregullt por çudia më e madhe është ndërprerja e ndeshjes ku siç e theksuam ishte në mënyrë të turpshme dhe jashtë çdo rregulli të futbollit”, shkruhet në njoftimin e klubit pukjan. / oversport.tv