Real Madrid gati të blindojë Vinicius, i ofron pagë faraonike

Real Madridi është gati të blindojë talentin e tyre Vinicius Junior. Ylli brazilian ka zhvilluar ndeshje të një niveli të lartë gjatë sezoneve të fundit dhe kjo i ka bindur drejtuesit madrilen të ofrojnë një pagë më të lartë.

Kështu, Reali ka vendosur të rrisë rrogën e brazilianit në mënyrë të frikshme. Ata po mendojnë ti trefishojnë rrogën në mënyrë që lojtari të mos largohet nga Madridi.

Vinicuis aktualisht përfiton 3.5 milion euro në sezon dhe kontrata e tij skadon në vitin 2024. Megjithatë, përfaqësuesit e lojtarit dhe drejtuesit e Real Madrid kanë nisur diskutimet në mënyrë që lojtari të vazhdojë “martesën” e tij me galaktikët. /oversport.tv