Real Madrid heq dorë prej Isco, direkt i sugjerohet rivalit për titull

Isco nuk është në planet e Real Madrid, që ia ka bërë të ditur diçka të tillë mesfushorit. Kontrata i përfundon në verë dhe ai mund të largohet që në janar.

Përfaqësuesit e Isco kanë nisur nga puna dhe ekipi i parë të cilit i janë ofruar shërbimet e mesfushorit është Atletico Madrid.

Isco dëshiron të vazhdojë të jetojë në kryeqytetin spanjoll dhe si një transferim me parametra zero do ishte një okazion i mirë për Simeone.

Më herët Atletico goditi duke marrë nga Barcelona një goleador si Luis Suarez, ndërsa tani mund të jetë radha për të përfituar nga Reali. / oversport.tv