Real Madrid mendon për të ardhmen, Pogba “falas” në 2022

Jo vetëm Mbappe dhe Haaland në orbitën e Real Madridit, por edhe Paul Pogba është shënjestruar nga gjigandët spanjollë për sezonin e ardhshëm.

Mesfushorit francez i skadon kontrata më Manchester United në qershor të 2022-s dhe spanjollët do të tentojnë ta marrin me parametër zero gjatë sezonit veror të merkatos së ardhshme. Zërat për një transferim të Pogba në Madrid, po bëhen më të zhurmshëm edhe në Francë dhe Angli.

Mesfushori do vetëm Realin dhe do të refuzonte ofertat e mundshme të PSG-së dhe Juventusit, dy klubet e tjera që interesohen për të.

Sigurisht që Manchester United nuk kërkon ta humbasë lojtarin me parametër zero dhe shpreson që ai të rinovojë kontratën në dimër. Nëse nuk rinovon, atëherë anglezët do të shohin mundësinë për ta shitur në janar.

Por sipas shtypit spanjoll, Reali ka vendosur të sjellë Pogba në Madrid pa paguar asgjë në arkat e Manchester Utd. /Oversport.tv