Real Madrid në dritare, Cavani hap mundësinë e largimit nga Anglia

Edinson Cavani është duke luajtur sezonin e tij të dytë me Manchester United. Uruguajani nënshkroi një kontratë të re me klubin këtë verë, por ardhja e Cristiano Ronaldo ka zbehur aktivizimin e tij.

Portugezi ka shfaqur një formë shumë të mirë, duke shënuar gola dhe duke ndihmuar skuadrën drejt fitores. Për këtë arsye, Cavani e ka pasur të vështirë fitimin e një fanelle titullari dhe janari mund ta gjejë duke kërkuar për një skuadër të re.

Pista më e mundshme për momentin duket ajo e Real Madrid. Madrilenët janë prej kohësh në kërkim të një sulmuesi dhe një huazim 6-mujor i 34-vjeçarit duket një pistë shumë konkrete.

Ne Bernabeu, uruguajani do te ishte një zëvendësues për Karim Benzema ose një mundësi për të luajtur me dy sulmues.

Reali, por edhe vetë Cavani, mund ta gjejnë veten te njëri-tjteri për të ecur përpara. “Los Blancos” kanë nevojë për një sulmues të ri dhe Edinson ka nevojë për një skuadër të re. / oversport.tv