Real Madrid në finalen e Superkupës, thyen Barcelonën në El Clasico

Real Madrid ka triumfuar kundër Barcelonës me rezultatin 3-2 dhe është skuadra e parë në finalen e Superkupës së Spanjës, ku pret të përballet me fituesin e çiftit Atletico Madrid-Athletic Bilbao.

Skuadra e Carlo Ancelottit kaloi tre herë në avantazh, por dy herët e para katalanasit u kundërpërgjigjën. Vinicius Junior ndëshkoi portierin De Gea pa u bërë gjysmë ore lojë.

Reali u befasua në fundin e pjesës së parë, kur Luuk De Jong shënoi golin e barazimit. Në pjesën e dytë, Karim Benzema i cili kishte asistuar në golin e parë, shënoi me tentativën e dytë në portën e Barcelonës dhe riktheu epërsinë.

Katalnasit nuk u dorëzuan dhe me Ansu Fati, me një goditje me kokë, barazoi dhe finalistja e Superkupës u vendos nga shtesa 30 minutëshe. Ai që e shënoi golin vendimtar ishte mesfushori Valverde, i cili brenda zone nuk fali dhe i dha fitoren Realit.

SUPERKUPA E SPANJËS – GJYSMËFINALJA

Barcelona-Real Madrid 2-3
Shënues:
De Jong 41’, Ansu Fati 83’ / Vinicius Jr. 25’, Benzema 72’, Valverde 98’

/ oversport.tv