Real Madrid nuk e çan bunkerin Cadiz, Bilbao e Granada festojnë

Real Madrid ka ngecur në shtëpi kundër Cadiz, në një barazim 0-0, dhe i jep mundësinë Sevilla të afrohet me tre pikë në raste fitoreje.

Madrilenët dominuan totalisht, duke e mbajtur 82% të kohës topin, por mungoi goditja finale. Tetë goditjet në kuadrat nuk e ndryshuan rezultatin e ndeshjes dhe kjo pikë për Cadiz që renditet në vendin e parafundit është shumë  e rëndësishme në luftën për mbijetesë.


kliko mbi imazh për më shumë informacione rreth Mega Shorteut Tibo

NDESHJET E TJERA – Athletic Bilbao realizoi një përmbysje fantastike kundër Real Betis dhe fitoi me rezultatin 3-2.  Inaki Williams kaloi baskët në epërsi, por Juanmi e prishi festën shpejt.

Në fillim të pjesës së dytë Fekir kaloi Betis në avantazh, por Inaki Williams shënoi sërish dhe riktheu baraspeshën. Në fund de Marcos realizoi golin trepikësh për Atheletic Bilbao, që më ketë fitore ngjitet në vendin e nëntë.

Getafe ka marrë tre pikë të arta për mbijetesën, në minutat shtesë kundër Osasuna. Poveda shënoi golin trepikësh, që e rikthen skuadrën vendase të fitorja pas tre barazimeve radhazi që e shtynë drejt fundit të tabelës.

LALIGA – JAVA 18
Athletic Bilbao-Betis 3-2
Shënues:
Williams 2’, 72’, de Marcos 89’ / Juanmi 6’, Fekir 52’

Getafe-Osasuna 1-0
Shënues:
Poveda 90+3’

Real Madrid-Cadiz 0-0
Shënues:
X

/ oversport.tv