Real Madrid prek kualifikimin në Champions League, Milani s’di të fitojë

Real Madrid ka bërë detyrën kundër Shakhtar Donetsk, duke fituar me rezultatin 2-1 dhe kualifikimi për në raundin tjetër në Champions League është më parë edhe pse mbeten për t’u luajtur edhe dy finale.

Rekordmenët e Champions League iu falën sulmuesit Karim Benzema, i cili shënoi që në minutën e 14-t pas një gabimi të skuadrës mike. Ukrainasit nuk u dorëzuan, pasi në fundin e pjesës së parë barazuan me Fernando.

Goli i dytë i Real Madrid ishte për manual futbolli, me Vinicius Junior që dha asistin vendimtar për Benzema. Francezi nuk fali dhe e ccoi topin ne rrjetë dhe tani Real Madrid shkon në kuotën e 9 pikëve dhe pret rezultatin e duelit Sheriff Tiraspol-Inter.

KUQEZINJTË – Milani nuk ia ka dalë të fitojë kundër Portos në “San Siro”, pasi ka barazuar me rezultatin 1-1 dhe ka marrë pikën e parë. Çështja e kualifikimit ende nuk është e mbyllur, edhe pse duhet një mrekulli.

Portugezët shënuan që në minutën e gjashtë me Diaz, ndërsa në të dytën një gjuajtje e Kalulu u devijua dhe i çoi shifrat në 1-1. Milani u përpoq shumë të fitonte e të merrte tre pikët, por nuk ia doli dot deri në fund.

CHAMPIONS LEAGUE – FAZA E GRUPEVE

Milan-Porto 1-1
Shënues: Mbemba (aut.) 61′ / Diaz 6′
Real Madrid-Shakhtar Donetsk 2-1
Shënues: Benzema 14′, 61′  Fernando 39′

/ oversport.tv