Real Madrid super, perla e Vinicius Junior thyen rivalët e Sevilla

Real Madrid ka fituar një nga ndeshjet më të vështira në kampionat in spanjoll, pasi mundi me rezultatin 2-1 skuadrën e Sevilla me përmbysje.

Rafa Mir shënoi pas 12 minutash për skuadrën nga Andaluzia, që e nisi mirë dhe u hapi punë madrilenëve. Real Madrid u kundërpërgjigj me anë të të zakonshmit Benzema.

Sulmuesi shënoi golin e barazimit dhe Reali më pas tentoi ta shënonte sa më shpejt golin e epërsisë. Duhej pritur minuta e 87-të, kur Vinicius Junior shpiku një gol dhe i dha fitoren Realit, që kryeson me 4 pikë më shumë se Real Madrid. / oversport.tv