Real Madrid turpërohet në “Santiago Bernabeu” nga Sheriff Tiraspol, që është surpriza e Champions League me dy fitore të marra në dy ndeshjet e para të grupit D.
Moldavët triumfuan ndaj rekordmenëve të Champions League me rezultatin 2-1. Jakhshibaev i befasoi në pjesën e parë me një gol me kokë, ndërsa në të dytën Benzema shënoi me penallti.
Sheriff u ndal me VAR në një moment, kurse në minutën e 90-të Hill i shtangu të gjithë me golin e fitores. Te Real Madrid me siguri nuk do të kenë fjalë për këtë humbje në shtëpi.
Në grupin C Borussia Dortmund është mjaftuar me një gol të Malen për të mposhtur Sporting dhe gjermanët ndajnë kreun me Ajax, që gjithashtu i ka fituar dy ndeshjet e para në grup.
CHAMPIONS LEAGUE – FAZA E GRUPEVE
Grupi C
Dortmund-Sporting 1-0
Shënues: Malen 37’
*Ajax-Besiktas 2-0
Shënues: Berghuis 17’, Haller 43’Grupi D
Real Madrid-Sheriff Tiraspol 1-2
Shënues: Benzema (pen.) 64’ / Jakhshibaev 25’, Thill 90’
*Shakhtar Donetskt-Inter 0-0*Ndeshjet e luajtura prej orës 18:45
/ oversport.tv