Real me 5 yje në Ukrainë, Interi i jep goditjen e parë Sheriffit

Inter dhe Real Madrid reagojnë në Champions League. Rekordmenët e këtij kompeticioni kanë shpërthyer në Ukrainë, duke fituar me rezultatin 5-0.

Kryvtsov realizoi autogol dhe aty nisi festa e skuadrës së Ancelotti, që shënoi më pas edhe dy herë të tjera me anë të brazilianit Vinicius Junior. Rodrygo dhe Benzema realizuan edhe dy herë të tjera deri në fund.

Real Madrid ngjitet në vendin e dytë, me 6 pikë sa Sheriff Tiraspol. Këta të fundit u thyen në Milano për herë të parë. Interi kampion në Itali fitoi 3-1 ndaj moldavëve.

Dzeko e zhbllokoi ndeshjen, ndërsa Thill i trembi pak italianët me golin e barazimit. Vidal dhe De Vrij shënuan dy gola të tjerë për Interin, që iu gëzua fitores së parë dhe shkon në kuotën e 4 pikëve.

CHAMPIONS LEAGUE – GRUPI B

INTER 3-1 SHERIF TIRASPOL
Shënues:
Dzeko 34′, Vidal 58′, De Vrij 67′ / Thill 52′

SHAKHTAR DONETSK 0-5 REAL MADRID
Shënues:
Kryvtsov (aut.) 37′, Vinicius Junior 51′, 56′, Rodrygo 65′, Benzema 91′

/ oversport.tv