Real Sociedad sërish në krye, Sevilla “këmba-këmbës” pas Real Madrid

Real Sociedad rimerr vendin e parë në LaLiga, pas fitores së arritur ditën e sotme kundër Osasuna në transfertë me rezultatin e pastër 2-0. Baskët shënuan për 10 minuta në fraksionin e dytë të lojës.

Merino ishte ai që e zhbllokoi ndeshjen në minutën e 72-të, ndërsa më pas Sociedad fitoi një penallti që u kthye në gol nga Adnand Januzaj. Shqiptari, i cili luan me Belgjikën, qetësoi skuadrën e tij që numëron tani 28 pikë, një më shumë se Real Madrid që ka një ndeshje më pak, sikurse edhe Sevilla.

Këta të fundit gjithashtu fituan, në një ndeshje të vështirë kundër Betis që përfundoi 0-2. Derbi i Andaluzizë u hap nga një supergol i shënuar nga Acuna në fillim të pjesës së dytë.

Më pas Bellerin realizon një autogol dhe Sevilla me këtë fitore ruan hapin e madrilenëve në garën për titullin kampion në kampionatin spanjoll të futbollit.

Më parë në LaLiga ishte luajtur edhe Mallorca-Elche, që përfundoi në barazim 2-2. Vendasit e panë veten dy herë në disavantazh, por ia dolën ta shmangnin humbjen me një gol në minutën e pestë shtesë me autor Maffeo.

LALIGA – JAVA 13

Mallorca-Elche 2-2
Shënues:
Sevilla (pen.) 72’, Maffeo 95’ / Boye 68’, 75’

Osasuna-Real Sociedad 0-2
Shënues:
Merino 72’, Januzaj (pen.) 82’

Betis-Sevilla 0-2
Shënues:
Acuna 55’, Bellerin (aut.) 81’

/ oversport.tv