Reali bën edhe Interin të festojë, PSG humb me City dhe “gëzon”

Real Madrid ka bërë detyrën kundër Sheriff Tiraspol dhe me fitoren 3-0 që arrit bëri edhe Interin të festojë kualifikimin në fazën tjetër pas dhjetë vitesh.

Madrilenët e zgjidhën që në pjesën e parë, me gola të Alaba dhe Kroos, kurse në fillim të pjesës së dytë realizoi edhe Benzema.

Në Manchester luhej një nga kryesfidat e mbrëmjes dhe City i Pep Guardiola mposhti PSG-në me rezultatin 2-1. Gjithsesi francezët matematikisht janë kualifikuar.

Skuadra e Pochettino kaloi e para në epërsi me anë të Mbappe, por Sterling dhe Gabriel Jesus përmbysën gjithçka. Takimi tjetër i këtij grupi u fitua nga RB Leipzig, që shënoi 5 gola në portën e Club Brugge.

CHAMPIONS LEAGUE – ROUND 5

Club Brugge-RB Leipzig 0-5
Shënues:
Nkunku 12’, 93′, Forsberg (pen.) 17’, 45+1’ Silva 27’
Manchester City-Paris SG 2-1
Shënues:
Sterling 63′, Gabriel Jesus 76′ / Mbappe 50’

Sheriff Tiraspol-Real Madrid 0-3
Shënues:
Alaba 30’, Kroos 45+1’, Benzema 56′

/ oversport.tv