Reali çmendet pas Vlahovic, gati të sakrifikojnë tre lojtarë për serbin

Dusan Vlahovic është kthyer në një objektiv kryesor për ekipin e Real Madrid. Trajneri i galaktikëve, Carlo Ancelotti po shtyn drejtuesit e “Los Blancos” të bëjnë ofertën e duhur për të afruar serbin.

Kështu, drejtuesit madrilenë kanë menduar të sakrifikojnë tre lojtarë në mënyrë që të arrijnë buxhetin e kërkuar nga Fiorentina. I pari në listë është sulmuesi që aktualisht po aktivizohet te Roma, Borja Mayoral. Spanjolli është një kërkesë e Fiorentinës për ta afruar në merkaton e ardhshme dhe Real Madrid do të përfitonte nga kjo situatë. Ata po mendojnë ta shesin lojtarit tek ekipi ku aktualisht po aktivizohet Vlahovic për një shifër rreth 20 milionë euro.

Lojtari tjetër është Luka Jovic. Sulmuesi serb ka zhgënjyer në Madrid dhe Ancelotti nuk dëshiron t’i japë më shansin për të treguar veten. Ndërkohë, i fundit është mbrojtësi që aktivizohet te Fiorentina, Alvaro Odriozola. Drejtuesit madrilenë po mendojnë të zgjasin kontratën e huazimit me klubin italian, por nuk përjashtohet mundësia e një transferimi përfundimtar te Fiorentina. /oversport.tv