Reali futet fuqishëm në merkato, Leao dhe Tchouameni “dhuratat” e Championsit

Reali i Madridit kërkon të bëjë të vetin Rafael Leao. Pasi u refuzua nga Kylian Mbappé, Florentino Pérez sheh portugezin e Milanit si përforcimin ideal për sulmin e skuadrës së tij.

Sipas asaj që shkruan “Sport”, klubi madrilen ka nisur kontaktet me portugezin. Në këtë operacion Reali është i gatshëm që të përfshijë edhe Jovic dhe Asensio, lojtarë që pëlqehen nga klubi kuqezi.

Strategjia e spanjollëve është e qartë, kanë vendosur që tu besojnë talenteve të rinj në moshë, duke shpresuar që do të ndjekin gjurmët e Vinicius.

E përditshmja spanjolle shkruan se një tjetër objektiv i madrilenëve është Aurélien Tchouaméni, që shihet si zëvendësuesi natyral i Casemiro. / Oversport.tv