Reali i Madrid heq dorë nga Pogba, prioritet rinovimet e yjeve të mesfushës

Në kampin e Realit të Madrid ka një vlerësim të madh për Paul Pogba, i cili nga ana e tij ka treguar se ka dëshirë që të luajë me fanellën e klubit madrilen, por duket se mes dy palëve nuk do të ketë një bashkim të mundshëm.

Sipas asaj që shkruan Marca, klubi spanjoll nuk po e vlerëson më mundësinë për të blerë mesfushorin e Manchester United, sepse sipas disa drejtuesve, nuk do të ishte i përshtatshëm për Realin e Madridit.

Kontrata e Pogbasë me klubin anglez skadon qershorin e ardhshëm, por “los blancos” nuk do të blejnë francezin verën e ardhshme. Prioritet i Realit të Madridit mbetet rinovimi i kontratave të lojtarëve që janë aktualisht pjesë e rëndësishme e skuadrës dhe në veçanti Modric dhe Kroos. /Oversport.tv