Reali i Madridit nxjerr në merkato 4 lojtarë me peshë, që të arrijë tek Haaland

Nuk është një sekret fakti që Reali i Madridit synon që të bëjë të vetin sulmuesin Erling Haaland.

Sipas asaj që shkruan “Defensa Central”, për të arritur tek sulmuesi i ri, por i talentuar i Borussia Dortmundit, madrilenët janë të gatshëm që të largojnë që në janar disa lojtarë me peshë.

Lojtarë me peshë në skuadër, për cilësitë e tyre teknike, por gjithashtu me peshë edhe në bilancet e klubit, për shkak të pagës së lartë që marrin në Madrid.

Isco po luan shumë pak minuta, po ashtu si Marco Asensio, që duket se nuk janë zgjedhje të para të teknikut Ancelotti.

Luka Jovic dhe Eden Hazard gjithashtu nuk kanë bindur me paraqitjet e tyre në kryeqytetin spanjoll, prandaj një largim i mundshëm i tyre nga “los blancos” nuk do të konsiderohej një humbje e madhe.

Reali nxjerr në treg katër lojtarë cilësorë, që të mund të nisë një sulm final në drejtim të yllit norvegjez, që sipas klauzolës në kontratë mund të largohet nga gjermanët e Dortmundit, që vitin e ardhshëm. / Oversport.tv