Reali kërkon Mason Mount, ofron yllin e ekipit në këmbim

Interesimi i Real Madridit në javët e fundit për Mason Mount është rritur ndjeshëm. Sipas asaj që raporton Football Insider, ekipi i Ancelottit ka filluar kontaktet e para për mesfushorin anglez, por Chelsea duket i vendosur për të rinovuar me të.

Për Mount po interesohet edhe Manchester City i cili megjithatë duket larg mundësisë për të afruar talentin. Kështu, Reali do të përpiqet të bindë drejtuesit e Chelsea me një tjetër ofertë që mund t’i joshë jo pak ata.

Ata mund të përfshijnë në negociata ish sulmuesin e Chelsea, Eden Hazard. Belgu që aktualisht po luan në Madrid nuk ka bindur me performancën e tij dhe ai mund të largohet për te Chelsea që në janar. Megjithatë, drejtuesit e Chelsea duken të bindur se Mount do të rinovojë dhe Hazard është një tjetër histori. /oversport.tv