Reali luan “tenis” me Mallorca, Villareal e Sevilla nuk falin! Espanyol e bën sefte

Real Madrid nuk ka pasur mëshirë kundër Mallorca, duke fituar me rezultatin tenistik 6-1. Skuadra e Carlo Ancelotti mban kreun e vetme në LaLiga, ndërkohë që vazhdon të shënojë Karim Benzema.

Sulmuesi francez e gjeti dy herë rrugën e rrjetës, por sonte ylli më i ndriçues ishte Asensio, autor i tre golave. Në listën e shënuesve e shkroi emrin edhe Isco, kurse për Mallorca realizoi golin e vetëm Lee Kang-in.

Valencia ka humbur një tjetër pozicion, pasi është mposhtur 1-3 nga Sevilla që u ngjit në vendin e tretë me 11 pikë dhe një ndeshje më pak se Real Madrid (16 pikë) dhe Atletico Madrid (14 pikë). Andaluzianët realizuan pas tre minutash lojë me Papu Gomez, ndërsa Lato u erdhi në ndihmë me një autogol. Rafa Mir i çoi shifrat 3-0, kurse nga miqtë shënoi Duro.

Tre pikë të artë për Espanyol, që mori fitoren e parë kundër Alaves. Keidi Bare ishte titullar në duelin e vendosur nga goli i shënuar me penallti nga de Tomas në fillim të pjesës së dytë. Fitore sot mori edhe Villareal, që likuidoi me rezultatin 4-1 skuadrën e Elche. / oversport.tv

LALIGA – JAVA 6

Espanyol-Alaves 1-0
Shënues:
de Tomas (pen.) 54’

Sevilla-Valencia 3-1
Shënues:
Papu Gomez 3’, Lato (aut.) 15’, Mir 22’ / Duro 31’

Real Madrid-Mallorca 6-1
Shënues:
Benzema 3’, 78’ Asensio 24’, 29’, 55’, Isco 84’ / Lee Kang-in 25’

Villarreal-Elche 4-1
Shënues:
Pino 5’, Trigueros 39’, Danjuma 60’, Moreno 94’ / Mojica 19’

/ oversport.tv