Reali ngec në shtëpi, tjetër humbje për Koeman dhe Barcelonën

Real Madridi është ndalur në shtëpinë e vetë nga Osasuna me rezultatin e bardhë 0-0. Ekipi i Ancelotit u përpoq me të gjitha mënyrat për ta fituar këtë takim, por nuk mundi dot ta çonte topin në rrjetë. Ata e dominuan krejtësisht kundërshtarin, të cilën nuk arritën dot të rrezikonin asnjëherë kuadratin e mbrojtur nga Courtois.

Barcelona ndërkohë ka regjistruar një tjetër humbje në këtë sezon, kësaj radhe me rezultatin minimal 1-0 kundër Rayo Vallecano. Ekipi i Koeman pati kryesisht kontrollin e lojës, por pa mundur dot të finalizonin drejt portës kundërshtare. Të njëjtën gjë nuk mund të themi për vendasit të cilët gjetën rrugën e rrjetës me Radamel Falcao. Kolumbiani mposhti Ter Stegen duke dalë në fund të takimit me tre pikët e plota.

Fitoren e vetme këtë të mërkurë e ka rregjistruar Betis që mundi Valencian me rezultatin 4-1. Dy golëshi i Iglesias i kaloi në epërsi të dyfishtë vendasit përpara se në fundin e pjesës së parë të ngushtonte rezultatin Gabriel Paulista. Megjithatë, për të thelluar edhe më shumë rezultatin menduan Pezella dhe Juanmi që i çuan shifrat në tabelë përfundimisht në 4-1.

Në ndeshjen e mbetur, Sevilla ka barazuar kundër Mallorcas me rezultatin 1-1. Goli i vetëm i Lamela nuk i mjaftoi ekipit të Lopetegui që më parë ishin ndëshkuar nga Sanchez. /oversport.tv

 

LALIGA – JAVA 11

REAL MADRID-OSASUNA  0-0

RAYO VALLECANO-BARCELONA 1-0
Shënues:
 Falcao 30’

BETIS-VALENCIA 4-1
Shënues:
 Inglesias 14’, 30’, Pezella 61’, Juanmi 68’ / Gabriel Paulista 39’

MALLORCA-SEVILLA 1-1
Shënues:
Sanchez 22’ / Lamela 73’