Reali nis sezonin me trofe, fiton Superkupën e pestë në Helsinki

Reali i Madridit fiton trofeun e parë sezonal, pasi ka mposhtur 2-0 në stadiumin “Olimpik” të Helsinkit Eintracht Frankfurt në Superkupën e Europës

Spanjollët shënojnë nga një gol për çdo pjesë dhe fitojnë Superkupën e pestë në historinë e klubit, ndërsa tekniku Ancelotti e fiton këtë trofe për herë të katërt në karrierë.

Pjesa e parë është e ekuilibruar madje gjermanët shfaqen rrezikshëm në 2 raste, por Curtois nuk lejon të preket porta e Realit. Spanjollët i afrohen golit me Vinicius dhe më pas kalojnë në avantazh me Alaba.

Eintracht mundohet të reagojë në pjesën e dytë, por është sërish Reali që shënon këtë herë me kapitenin Benzema, që realizon golin e 324 me fanelën e kampionëve të Europës.

Mbyllet 2-0 në Helsinki, me Realin e Madridit që fiton Superkupën e Europës. /Oversport.tv