Reali “peshkon” në Ligue 1, Tchouameni objektivi kryesor për mesfushën

Pasi bleu Eduardo Camavinga nga Rennes verën e kaluar, Reali i Madridit kërkon që “të peshkojë” sërish në Ligue 1 lojtarë për mesin e fushës.

Nuk është më Paul Pogba objektivi kryesor i “Blancos” në këtë repart, pasi sipas asaj që shkruan “AS” madrilenët kërkojnë lojtarë të rinj në moshë.

Aurelien Tchouameni po luan shumë mirë te Monaco dhe duket se ka bindur drejtuesit e Realit, që janë të gatshëm të bëjnë një ofertë zyrtare për të sjellë në Madrid 22-vjeçarin sezonin e ardhshëm. / Oversport.tv

Foto: asmonaco.com