Reali vendos një dorë te titulli, Benzema dhe Vinicius likuidojnë Mallorcan

Reali i Madridit hedh një hap të madh drejt titullit kampion, pasi falë suksesit përballë Mallorcas shkëputet akoma më shumë në krye të renditjes së LaLigas dhe çon në 10 pikë diferencën me ndjekësin më të afërt.

Përballë Muriqit me shokë, mendojnë Vinicius Junior dhe Benzema, që ti japin fitoren e radhës skuadrës së Ancelottit.

Ka qenë një pjesë e parë e luftuar, por kanë munguar rastet e pastra në portat e dy skuadrave në “Visit Mallorca Estadi”. Rastin më të pastër e kanë vendasit që godasin shtyllën me Pablo Maffeo, ndërsa Reali nuk bën asnjë goditje të rrezikshme në portë në 45 minutat e para.

Skuadra e Ancelottit reagon në pjesën e dytë dhe arrin të zhbllokojë sfidën me Vinicius Junior, që dërgon në rrjetë një top të dhënë nga Benzema.

Francezi dyfishon rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë dhe pak minuta më vonë shënon sërish, golin e dytë personal dhe të tretin për Realin e Madridit në këtë takim.

Vendasit janë të pafuqishëm për të reaguar dhe Reali largohet me 3 pikë të çmuara nga kjo transfertë e vështirë. Një sukses që sjell më pranë titullin kampion. Muriqi ka luajtur për 90 minuta në këtë takim, por nuk ka rrezikuar portën e madrilenëve. / Oversport.tv

Foto: Real Madrid C.F. Twitter

Spanjë – LaLiga / Java e 28-të

Mallorca- Real Madrid 0-3

Vinicius Junior 55’, Benzema 76’ (pen), 82’