Realizoi në sfidën hapëse ndaj Ganës, Cristiano Ronaldo vendos një tjetër rekord absolut

“Unë nuk i ndjek rekordet, rekordet më ndjekin mua.” Kjo ka qenë një nga fjalitë që Cristiano Ronaldo ka thënë kur është pyetur për sa i përket rekordeve të shumta të vendosura nga ylli portugez.

Megjithatë, në sfidën ndaj Ganës, në ndeshjen e parë që Portugalia zhvilloi në Kupën e Botës në Katar, Cristiano Ronaldo ka vendosur një tjetër rekord. Me golin e realizuar në minutën e 65-të Ronaldo bëhet kështu lojtari i parë që realizon në pesë Botërorë.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ka realizuar gjithashtu edhe në Botëroret e viteve 2006, 2010, 2014, 2018 dhe 2018. Një tjetër rekord i thyer nga ylli portugez që luan në Katar për herë të fundit Kupën e Botës. /oversport.tv

Foto: FIFA World Cup, Twitter