Realizoi një tjetër gol në Arabi, Cikalleshi në formacionin e javës

Sokol Cikalleshi gjeti golin e dytë në kampionatin arab me skuadrën e Al Khaleej në sfidën fundit përballë Al Ëehda. Ekipi i sulmuesit shqiptar arriti të triumfonte me rezultatin 3-2 ku Cikalleshi realizoi golin e parë të takimit.

Ai zhbllokoi sfidën në minutën e 9-të me një goditje tokazi nga e djathta duke mposhtur portierin kundërshtar. Një gol me shumë peshë për Al Khaleej, ndërsa Cikalleshi po vazhdon të jetë vendimtar me arabët.

Për këtë arsye, performanca e tij e mirë nuk ka kaluar pa u vlerësuar në kampionatin arab. Cikalleshi është zgjedhur në formacionin e javës si një prej sulmuesave më të mirë. /overpsort.tv