Rebic qetëson Milanin, Juventusi humbet De Ligt për sfidën e sotme kundër Romës

Infermieria vazhdon të jetë e mbipopulluar në Milanello, por Stefano Pioli qetësohet disi nga lajmet që vijnë për Ante Rebic. Vizitat mjekëore që u zhvilluan sot në mëngjes kanë përjashtuar dëmtim të kyçit të kaviljes së majtë.

Sulmuesi u detyrua që të lërë fushën e lojës në minutën e 36-të në ndeshjen kundër Veronës. Gjendja e tij do të vlerësohet ditë pas dite. Duket e vështirë, por jo e pamundur mundësia që kroati të jetë i gatshëm për trajnerin kuqezi që të martën për ndeshjen kundër Portos në Champions League.

Allegri ka publikuar listën e lojtarëve që janë grumbulluar për sfidën e sotme kundër Romës dhe ajo që bie në sy është mungesa e mbrojtësit De Ligt. Holandezi ka patur një shqetësim fizik dhe stafi bardhezi ka vendosur që të mos rrezikojë duke e lënë pushim për këtë sfidë. / Oversport.tv