Red Bull dominon edhe në Belgjikë, vjen fitorja e tetë radhazi për Verstapen

Nuk ka asnjë dyshim, nuk ka asnjë surprizë: edhe në Spa-Francorchamps është Max Verstapen ai që dominon garën dhe pasi arrin që të parakalojë rivalët në xhirot e para arrin që të fitojë Çmimin e Madh të Belgjikës.

Ky është suksesi i 45 në karrierë për pilotin holandez, i teti radhazi këtë sezon në Formula 1 për kryesuesin e klasifikimit për pilotë, ndërsa Red Bull merr fitoren e 12-të radhazi sezonale, duke thyer rekordin e vendosur nga McLaren në vitin 1988.

Perez me makinën tjetër Red Bull mbyll garën në vendin e dytë ndërsa në podium ngjitet edhe Charles Leclerc i Ferrarit. / Oversport.tv